Man City në epërsi, falë mbrojtjes së tmerrshme të Arsenalit


Manchester City ka kaluar në epërsi kundër Arsenalit, në një ndeshje të Premierligës që po zhvillohet momentalisht në Etihad prapa dyerve të mbyllura.

Raheem Sterling shënoi për 1:0 për skuadrën e Pep Guardiolës në minutën e 45-të, raporton Gazeta Express.

Ai e mposhti Lenon me një vollei goditje nga afërsia, por falë një gabimi trashanik në mbrojtjen e Arsenalit.

David Luiz ia pasoi topin sulmuesit anglez në përpjekje për ta parandaluar një pasim, ndërkohë që Shkodran Mustafi nuk e ndoqi deri në fund Sterlingun.


Post a Comment

0 Comments