Gjyqtari i Superligës së Kosovës infektohet me koronavirus


Pandemia COVID-19 vazhdon të jetë prezente në Kosovës.

Gjyqtari i Superligës së Kosovë, Ilir Mehmeti, ka rezultuar pozitiv në testin e dytë me “Covid-19” pasi që në testin e parë të bërë nga Federata e Futbollit e Kosovës kishte dalë negativ.

Informacionin e ka publikuar vetë Mehmeti në llogarinë e tij, derisa gjendja shëndetësore e tij është e mirë deri më tani.

Postimi i Ilir Mehmetit pa ndërhyrje

Te nderuar miq,

Pas testimit ne Qendren Infektive per shkak te disa simptomave te shfaqura, une sot kam rezultuar pozitiv me Covid-19. Menjehere jam veteizoluar dhe jam ne gjendje te mire shendetesore.

Shpresoj shume se numri i te prekurve nga Covid-19 do te zvogelohet ne ditet ne vijim dhe se do ta kalojme kete pandemi sa me lehte qe eshte e mundur. Deri atehere, ju uroj juve dhe te dashurve tuaj shendet dhe siguri.


Kujdes po, panik jo!


Image

Post a Comment

0 Comments