"A e ka ëndërr Haaland të luaj për Barcelonën?" - përgjigjet vetë babai i tij

Moti është i ftohtë në këtë dimër. Por do fillojë të ngrohet, pasi na pret një super merkato e nxehtë në afatin kalimtar të Janarit, sidomos kohën kur zgjedhet presidenti i ri te Barcelona.

Kohëve të fundit kanë qarkulluar zëra se poqëse bëhet president Joan Laporta, Erling Haaland do të përfundoj te Barcelona për shkak të raportit që Laporta ka me Mino Raiolan. 

Së fundmi, babai i Erling Haaland dhe njëkohësisht agjenti i tij, ka dhënë një intervistë në të cilën është pyetur se a e ka i biri i tij, Erling Haaland ëndërr që një ditë të luaj për Barcelonën.



“Shikoni, ai ka ëndërr Barcelonën, por ka edhe disa klube tjera të mëdha. Momentalisht, ai është i lumtur te Dortmundi. Nuk mund të shtoj diçka më shumë” – tha babai i lojtarit.

Përndryshe, mediat në Spanjë e Kataluni nuk ndalen së cituari lajme se sulmuesi norvegjez nuk pëlqehet vetëm nga kandidati presidencial Laporta. Atë e pëlqejnë edhe kandidatë të tjerë për president e në mesin e tyre thuhet të jetë edhe Victor Font, i cili shihet si kandidati më kryesor për të marrë frontin e klubit, madje atë edhe para Laportas.

Post a Comment

0 Comments