Përfundon derbi gjilanas, Drita 0-0 Gjilani


Përfundon edhe java e gjashtë e kampionatit në Superligë me barazim në derbin lokal, Drita 0:0 Gjilani.

Ishte një lojë të themi më shumë poseduese dhe më e mirë nga FC Drita, sidomos në pjesën e parë të takimit, por të dyja ekipet u mbrojtën shumë mirë dhe përfundojnë ndeshjen pa gola dhe fitojnë të dyja nga një pikë të vlefshme.

Tani Drita është në vendin e dytë me 10 pikë dhe ka 2 ndeshje më pak, ndërsa Gjilani është në vendin e tretë me 9 pikë në 6 ndeshje.

Ballkani mban lidershipin me 16 pikë në 6 ndeshje./lajmifutbollistik/



Post a Comment

0 Comments