Manchester City e ka dyfishuar epërsinë kundër Arsenalit, në një ndeshje të Premierligës që po zhvillohet momentalisht në Etihad prapa dyerve të mbyllura.
Kevin De Bruyne shënoi për 2:0 për Manchester City në minutën e 51-të, raporton Gazeta Express.
Ai realizoi nga penalltia e shkaktuar nga David Luiz, i cili bëri faull si lojtar i fundit dhe u ndëshkua me karton të kuq.
Arsenali tani do të luajë me një lojtar më pak tërë pjesën e dytë.
Mbrojtësi brazilian ishte fajtor kryesor edhe për golin e parë që e pësoi Arsenali.
0 Comments