Anglia flet për transferimin 400-milionësh të 17-vjeçarit të Barçës…





Në fundjavë ka dalë në skenë opsioni i bujshëm futbollistik, sipas të cilit Manchester United po mendon të trondisë merkaton, duke nënshkruar me një lojtar. Nuk është askush tjetër, përveç një 17-vjeçari, që quhet Ansu Fati. Në shtypin anglez sigurojnë se klubi nga “Old Trafford” është shumë i interesuar për futbollistin në fjalë, që vjen nga të rinjtë e Barcelonës. Përgjigja e klubit Blaugrana ka qenë e qartë: largohet vetëm për shumën e klauzolës në kontratë. Pikërisht aty qëndron çelësi… 400 milionë eurosh.

“Express” siguron se menaxhmenti i “Djajve të Kuq” mund ta paguajë klauzolën milionere për anësorin e Barcelonës, e cila shkon nga 170 milionë euro tani në 400 milionë, kur të mbushë 18 vjeç më 31 tetor. Në klubin historik anglez e konsiderojnë atë si një bast për të ardhmen. Nga ana e saj, klubi katalanas e konsideron këtë lojtar jo të transferueshëm. Ai ka refuzuar tashmë dy oferta për sulmuesin. E vetmja mundësi që gjërat të ndryshojnë është kur klauzola e kontratës të rritet në 400 milionë euro. Ansu Fati nuk është i sigurt në formacionin titullar të Barcelonës, por po i jepet më tepër hapësirë nga Setién.

Post a Comment

0 Comments