Mesut Ozil dhe Arsenali janë thuajse të ndarë dhe tashmë pritet divorci zyrtar. Rroga e frikshme që fiton fantazisti turko-gjerman bën që palët ende të mos kenë arritur në një marrëveshje, por në Stamboll ka lindur një ëndërr: transferimi i numrit “10” te Fenerbahce.

Arsenali kërkon 6 mln euro për kartonin e tij, teksa Fenerbahce nuk mund të shkojë më shumë se 3 mln euro, ndaj edhe Kemal Danabas, anëtar i bordit drejtues të Fenerbahces, është personi që ka menduar një projekt që sipas medieve parashikon dërgimin e mesazheve nga tifozët e zjarrtë turq. Vetëm 3 euro do të kushtojë një mesazh i dërguar dhe Danabas pretendon të arrihet shumë shpejt shifra e 1 milion mesazheve. Diçka e tillë përkthehet 3 milion euro.
Nëse arrihet ky objektiv, klubi do të shtojë edhe 3 milion euro të tjera për të siguruar akordin me klubin anglez.
0 Comments