De Gea bën dy gabime të mëdha dhe pranon dy gola në gjysmëfinalen e Kupës FA ndaj Chelseat.



Portieri spanjoll, David De Gea është fytyra e hidhur e Manchester Unitedit në ndeshjen ndaj Chelseat në kuadër të Kupës FA.

Blutë e Londrës kanë mbyllur pjesën e parë me epërsi 1-0 falë një goli të vonshëm të shënuar nga Olivier Giroud.

Sulmuesi francez shënoi nga afërsia në minutat shtesë të pjesës së parë, por ky gol erdhi edhe falë një intervenimi të dobët nga De Gea.



De Gea ishte skandaloz edhe në fillimin e pjesës së dytë, duke pranuar edhe një gol tjetër.
Spanjolli u mposht nga rreth 20 metra nga Mason Mount nga një goditje e cila cilësohet shumë e lehtë në futbollin profesionist.

Përveç këtyre dy gabimeve, De Gea ka qenë figura tragjike edhe në disa ndeshje tjera të Unitedit këtë sezon, duke pranuar gola skandaloz. 

Post a Comment

0 Comments