Lionel Messi ka vendosur mbrëmë një rekord të ri në La Liga, pas fitores së Barcës kundër Mallorca.
Ylli argjentinas u përfshi direkt në tri gola, duke dhënë dy asistime për shokët e skuadrës, si dhe duke shtuar një gol.
Kështu, Leo është bërë lojtari i parë që të shënojë 20+ gola në 12 sezone radhazi në La Liga.
Me dy asistimet e mbrëmshme, Messi shkon në 14 asistime në total në këtë kampanjë të La Liga, duke u bërë tashmë golashënuesi më i mirë, por edhe asistuesi më i mirë në La Liga.
0 Comments