Liverpool janë të prirë të fitojnë garën për nënshkrimin e yllit të Borussia Dortmund, Jadon Sanchos.
‘The Reds’ janë në ‘pole position’ për të përfunduar nënshkrimin e Sanchos nga Dortmund këtë verë, raporton Le10Sport, përcjell lajmi.net.
Manchester United kanë qenë të lidhur fort me yllin e Anglisë për muaj të tërë, por tani Liverpool janë gati për të mposhtur rivalët e tyre në këtë garë.
Për Sanchon, ka pasur interesim të madh muajt e fundit, duke u përmendur edhe Chelsea dhe Real Madrid.
Sancho ka shënuar 20 gola dhe ka bërë 20 asistime për Dortmund këtë sezon.
0 Comments