Çdo ekip në Gjermani ka rifilluar stërvitjen dhe në çdo ditë çdo skuadër teston të gjithë ekipin ku kësaj rradhe në ekipin e Borussia Mönchengladbach kanë rezultuar pozitivë 2 persona. Ekipi i Borussia Mönchengladbach njofton se personat që janë të infektuar nuk kanë shfaqur simptoma dhe janë në gjendje të mirë. Ekipi i Borussia
Mönchengladbach, gjithashtu njoftoi se nuk do të përmendë emrat e personave të infektuar për të respektuar privatësinë e gjithsecilit. Qeveria ka vendosur që kampionati të rinisë me datë 15 maj por me 3 rastet në ekipin e Koln dhe me 2 rastet e reja në ekipin e Borussia Mönchengladbach atëherë ndoshta qeveria mund të ndyshojë mendim.

0 Comments