
Tajlandezi, Alexander Albon (pilot i Red Bull) fitoi Çmimin e Madh të Brazilit, sigurisht në një garë virtuale. Më në fund Albon fitoi pasi ishte një garë shumë e fortë mes tij dhe Charles Leclerc (pilot i Ferrari). Përveç Albon dhe Leclerc në garë ishin pjesëmarrës edhe Antonio Giovinazzi (pilot i Alfa - Romeo Sauber), Lando Norris (pilot i McLaren), George Rusell (Williams) dhe Nicholas Latifi (Williams) gjithashtu edhe kapiteni i Milanit, Alessio Romangoli së bashku me kampionin botëror norvegjez Petter Solberg. Albon ishte fituesi i garës së tretë virtuale pasi dy garat e para që zhvilloheshin në Australi dhe Kinë u fituan nga Charles Leclerc.

0 Comments