Ja se çfarë do të ndodhë me Elseid Hysaj te Napoli!

Manchester United ready to sign Napoli star Elseid Hysaj in £44m ...

Elseid Hysaj do të largohet nga Napoli. Përfitimi i parave verën e ardhshme, duke e shitur shqiptarin, ose transferimi falas në janarin e vitit që vjen, janë dy variantet e mundshme. Mbrojtësit kuqezi i skadon kontrata aktuale në qershor 2021. Rinovimi me napoletanët është përjashtuar si opsion. Agjenti i lojtarit ia ka komunikuar këtë gjë Napolit, Hysaj do të largohet me dëshirë. Mario Griuffedi foli për mikrofonat e "Radio Kiss Kiss Napoli":

"Ne e kemi njoftuar Napoli, presidentin De Laurentis, se nuk do ta rinovojmë kontratën. Vullneti ynë është që të largohemi. Ia kemi bërë me dije këtë gjë klubit që para 15-20 ditësh, tani është edhe në interes të Napolit të gjejë një zgjidhje për lojtarin, pasi kontrata e tij do të skadojë. Pastaj, në këtë merkato të çuditshme mund të ketë një mijë kthesa, kështu që gjithçka mund të ndryshojë rrjedhë. Mwgjithatë ia kemi komunikuar vullnetin tonë De Laurentis për të ndarë rrugët."

Post a Comment

0 Comments