Gati shkëmbimi i madh në aksin Torino - Barcelonë!

Trading your Range Rover for a motorcycle': Barca fans completely ...

Duke pritur të kuptojnë nëse dhe si mund të fillojë sezoni futbollistik, klubet e ndryshme tashmë janë në punë, duke mensuar për merkaton. Në mesin e tyre nuk mund të mungojë Juventusi, i cili ka kohë që shenjestron një mesfushor i cili ka shumë cilësi si Arthur.

Në javët e fundit është përfolur ideja e një shkëmbimi në aksin Torino - Barcelonë po fillon terren. Kjo nënkupton që Arthur të vijë në Itali, kurse Miralem Pjanic ti bashkohet Barcelonës. Siç raportohet nga Tuttosport të dyja klubet po punojnë shumë për të bërë të mundur shkëmbimin.

Juventus dhe Barcelona e kanë gjetur një marrëveshje. Pjanic e ka dhënë dakordsinë e tij për tu transferuar në Spanjë, por ka ende edhe një hap të rëndësishëm. Të bindet Arthur.

Mesfushori brazilian nuk e përjashton mundësinë për të luajtur në klubin bardhezi, por nuk ndihet mirë që klubi e ka nxjerrë atë në shitje. Kjo ishte një surprizë për të.

Nëse marrëveshja do të përfundonte me një "tym të bardhë", Juventusi do të humbiste një lojtar të nivelit të lartë 30 - vjeçar për të mirëpritur një talent 23 - vjeçar.

Post a Comment

0 Comments