Çmenduri!!! PSG gati të shkëmbejë Icardin me yllin e tyre!

PSG 'will take up option to buy on loan striker Mauro Icardi' in ...

Kanë hyrë në një fazë të nxehtë negociatat për blerjen përfundimtare të Mauro Icardit nga PSG, sipas La Gazeta Dello Sport.

Francezët duket se janë të bindur ta mbajnë argjentinasin, por duket se kërkojnë një ulje në krahasim me 70 milion eurot për të cilët kanë rënë dakord dy klubet verën e kaluar. 

Një kërkesë kjo që vjen për shkak të krizës ekonomike të krijuar nga koronavirusi, që ka ndikuar edhe te ulja e vlerës së kartonëve të lojtarëve. Zikaltërit nuk duken shumë të gatshëm ta pranojnë, edhe pse mbeten optimistë për realizimin e operacionit.

Ndoshta mund të ideohet edhe një shkëmbim për të ulur pretendimet ekonomike të interistëve, me Draxler që mund të zbarkojë në Milano.

Post a Comment

0 Comments