
Federico Chiesa ka vendosur që të largohet nga Fiorentina, por vetëm nëse do të vijë oferta e duhur për të. Sipas ekspertit Alfredo Pedulla, në fakt, këto ditë ka qënë Napoli skuadra e cila është interesuar për sulmuesin e krahut, por ylli vjollcë e ka refuzuar menjëherë.
Motivi? Jo ekonomik, por motivues! Në fakt Chiesa e kondiseron Napolin si një skuadër gjithmonë për vendin Champions dhe jo për trofe. Chiesa ka ambicje dhe kërkon një skuadër më prestigjoze si Juventus apo Inter në Itali.
Presidenti Commiso, disa ditë më parë deklaroi : "Nuk do ta pengoj atë, por duhen paratë dhe oferta e duhur." Praktikisht Chiesa e ka në dorë fatin e tij...

0 Comments