
Dani Alves nuk ka mundur të mos përfshihet në debatet kundërthënëse lidhur me ndeshjet e fundjavës në La Liga.
Real Madridi fitoi me rezultat 1-0 si mysafir i Athletic Bilbaos me një penallti të konvertuar në gol nga Sergio Ramos.
Mirëpo, gjatë ndeshjes, kapiteni i Los Blancos e kishte shkelur në zonë Raul Garcian, ndërsa gjyqtari nuk vendosi se ishte njëmbëdhjetëmetërsh.
Um dia nos enseñaron que tieniamos que hacer mucho más de lo que hacemos o no nos alcancazara y así fue..... 🤪 🤪 https://t.co/WVWfwe0eGo— Daniel Alves (@DaniAlvesD2) July 6, 2020
“Një ditë na mësuan se duhej të bënim shumë më tepër nga ajo që bëjmë ose nuk do të na arrinte, dhe kështu ishte”, ka shkruar ish-mbrojtësi i Barcelonës në Twitter duke shpërndarë fotografinë ku shfaqet Ramos duke e shkelur lojtarin kundërshtar.
Vet qendërmbrojtësi spanjoll ka thënë se e ka shkelur Garcian në mënyrë aksidentale, ndërkohë që presidenti i Blaugranëve, Josep Maria Bartomeu, e ka kritikuar sistemin VAR.

0 Comments