Lionel Messi u rikthye në fushën e lojës së futbollit të shtunën mbrëma dhe bëri paraqitje aq mbresëlënëse sikur kjo të mos ishte ndeshja e tij e parë pas më shumë se tre muajve larg futbollit.
Superylli argjentinas i dhuroi dy asiste dhe e shënoi një gol për t’i ndihmuar Barcelonës ta mundë 4:0 Real Mallorcan në ndeshjen e parë të tyre në La Liga që prej marsit, kur sezoni u pezullua si pasojë e pandemisë koronavirus, raporton Gazeta Express.
Lexo Edhe:
Messi vendosi rekord të ri ndaj Mallorcas
Pastaj në pjesën e dytë, 32-vjeçari e gjeti Jordi Alban me një pasim harkor, për të cilin njihet shpesh, i cili shënoi për epërsinë 3:0 të Barçës.
Messi pati kontakt me topin 98 herë, duke i krijuar katër raste të mëdha, duke i kryer nëntë driblime të suksesshme, duke i fituar tre topa dhe duke u faulluar tri herë.
Whoscored e vlerësoi Messin me notën më të lartë të mundshme; 10.
Pamjet nga paraqitja e tij flasim vetë.
The 🐐 is back. https://t.co/rTk9fwvMmR— SNM (@JackCook95) June 14, 2020
0 Comments