Një ofertë prej 150 milionë euro mbërriti në ‘Camp Nou’, ajo u refuzua


Pas dy refuzimeve të bëra ndaj Manchester United për Ansu Fati, Barcelona ka bërë edhe refuzimin e tretë ndaj skuadrës angleze.

Times ka zbuluar se në drejtim të Barcelonës ka shkuar një ofertë prej 150 milionë euro nga Manchester United, por që është refuzuar, edhe pse katalanët janë skuadra më e prekur nga ana ekonomike shkaku i koronavirusit.

“Nuk ka dyshime, ne nuk do ta shesim Ansun”, ka deklaruar drejtori i Barcelonës, Xavier Vilajoana përcjell lajmi.net.

“Shitja e tij nuk ka qenë asnjëherë opsion për ne. Ne nuk do t’i përdorim djemtë e La Masia për të fituar para. Ne nuk kemi ndërmend të shesim lojtarët që mendojmë se do të jenë në gjendje të luftojnë për një vend në ekipin e parë”, ka shtuar ai.

Presidenti i Barcelonës, Jose Maria Bartomeu, u ka bërë të ditur drejtuesve të Manchester United se për shërbimet e Ansu Fatit, duhet të paguajnë 170 milionë euro.

Post a Comment

0 Comments