Gerrard: Liverpool duhet t’i ndërtojë një statujë Klopp


Steven Gerrard thotë se Liverpool tashmë duhet të jetë “duke filluar punën për një statujë” të Jurgen Klopp përpara kurorëzimit të titullit të tyre.

Liverpool do të konfirmohet si kampioni i ri i Premierligës, nëse merr gjashtë pikë nga nëntë ndeshjet e fundit të sezonit 2019/20.

Skuadra e Klopp kishte krijuar një epërsi të pakontestueshme prej 25 pikësh ndaj vendit të dytë Manchester City përpara se koronavirusi të bllokonte futbollin në mars, përcjell lajmi.net.

”Duke u ulur këtu, duke bërë këtë intervistë tani, unë mendoj se Jurgen Klopp është menaxheri më i mirë në botë”, tha ish-mesfushori i Reds për The Athletic.

“Unë e di se ka shumë menaxherë të suksesshëm. Pep Guardiola është i jashtëzakonshëm. Carlo Ancelotti është gjithashtu i jashtëzakonshëm. Unë mund të përmendja shumë më tepër”.

“Duke pasur përvojën e të qënit menaxher për dy vitet e fundit, ju e kuptoni se sa e vështirë dhe sfiduese është puna. Nuk kam asgjë tjetër përveç respekt për Jurgen. Liverpooli duhet të kishte nisur punën tashmë për ndërtimin e një statuje për të”, deklaroi anglezi.

Post a Comment

0 Comments