Ky është vendimi i Real Madrid për të ardhmen e Odegaard


Martin Odegaard do të kalojë edhe një tjetër sezon i huazuar te Real Sociedad, sipas raportimeve në Spanjë.

Ylli norvegjez i është bashkuar palës Baske verën e kaluar, pasi ishte kthyer nga huazimi në Holandë.

Zinedine Zidane kishte planifikuar integrimin e tij në skuadër për sezonin e ri, me trajneri francez që po përgatiste shumë ndryshime te Los Blancos.

Por, AS raporton se shkaku i pandemisë, kjo lëvizje është shtyrë edhe për një vit me 21 vjeçarin që tani i duhet të qëndrojë te Real Sociedad deri në qershor të vitit 2021.

Martin Odegaard i mbetet që sonte të bind trajnerin Zidane për të ndryshuar këtë vendim, kur Real Sociedad takohet me Real Madrid me fillim nga ora 20:00.

Post a Comment

0 Comments