Borussia Dortmund ecën me këmbët e Erling Haaland. Që nga mbërritja në klubin verdhezi gjatë dimrit, norvegjezi ka shënuar gjithsej 13 gola në Bundesligë. Sulmuesi në fjalë është talent i pastër, por nuk ka hezituar të shprehë sikletin e tij, që edhe një sezon tjetër, i teti radhazi në Buundesligë, Borussia Dortmund nuk e thyen dot “dikaturën” e bavarezëve. “Është një mu*, që Bayerni e fitoi sërish titullin, – tha sulmuesi 19-vjeçar pas triumfit të fundit, 2-0 kundër Leipzig, në deklaratat e mbledhura nga “BT Sport”. – Tani është koha për të nxjerrë përfundime. Ne siguruam vendin e dytë, por u përpoqëm t’i afroheshim titullit”.
BVB do të mbyllë kampionatin ditën e shtunë në shtëpi, kundër Hoffenheim, pas së cilës do të rifillojnë pushimet për të besuarit e Lucien Favre. Verdhezinjtë janë eliminuar nga Kupa e Gjermanisë dhe Champions-i, kështu që Haaland nuk do të luajë përsëri një ndeshje zyrtare deri në shtator, muaji në të cilin Bundesliga do të fillojë përsëri. Ai do të vazhdojë në Dortmund për të paktën një vit më shumë. Objektivin e ka të qartë: ta bëjë Borussia të fitojë trofe përsëri.
0 Comments