Ja kur do të kthehet Milani në stërvitje!

2019/20 camp: the first session | AC Milan

Milani do të rikthehet në stërvitje ditën e enjte. Lojtarët dhe stafi teknik do të bëjnë testimet në qendrën mjekësore "La Madonnina". Sky Sport 24 shkruan se ekipi i djallit do të mblidhet rreth orës 08:30 në stërvitje. 

Trajneri Stefano Pioli dhe stafi i tij do të bëjnë testet para rifllimit të stërvitjes, por kryesore do të jetë që të testohen futbollistët e skuadrës. Do të bëhen teste të detajuara për të kuptuar nëse janë të pastër për tu stërvitur.

Futbollistët që kanë kaluar me sukses testin do të kenë mundësi që të rikthehen në stërvitjen që do të zhvillohet në Milanello. Milan do të punojë në tre fusha dhe do nisin stërvitjen individualisht. Përgatitja fizike do të jetë primare më pas ajo me top.

Zlatan Ibrahimovic dhe Franck Kessie nuk janë kthyer ende në Milano, ata pritet të qëndrojnë 2 javë të izoluar. Jack Bonaventura, Lucas Biglia dhe Leo Duarte janë futbollistët që janë testuar deri më tani te Milani.

Post a Comment

0 Comments