
Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ka thënë se ai kishte mbetur i befasuar me inkuadrimin e vonshëm në lojë të Antoine Griezmannit për Barcelonën.
Anësori francez ishte pjesë e Rojiblancos për pesë vite, ndërsa në verën e kaluar ai kaloi te katalunasit për shumën e 120 milionë eurove në një kontratë pesëvjeçare.
Por, 29-vjeçari nuk po e ka ndikimin e madh te Barcelona, siç e kishte te Atletico Madridi.
— Kunsitt (@k1sito) June 30, 2020
Fituesi i Kupës së Botës u inkuadrua në lojë në minutën e 90-të në barazimin 2-2 të Blaugranasve në Camp Nou.
Francezi ishte një lojtar shumë i rëndësishëm për trajnerin argjentinas, duke fituar Superkupën e Spanjës dhe Ligën e Evropës.
0 Comments