Solskjaer identifikon pasardhësin e De Gea


Ole Gunnar Solskjaer ka treguar se kush do të jetë zëvendësuesi i David de Gea te Manchester United.

De Gea është numri 1 në portën e Man United tash e disa vite, por karriera e tij, ose thënë më mirë forma e lartë, po vjen drejt fundit.

Ndërkohë, në rritje është Dean Henderson, i cili këtë sezon e kaloi me Sheffield United, por që tashmë lidhet me rikthimin dhe fitimin e pozitës startuese tek United.

Lidhur me anglezin ka komentuar edhe trajneri i ‘Djajve të kuq’, Ole Gunnar Solskjaer, duke e parë atë si numrin 1 të skuadrës për vitet e ardhshme.

“Dean ka bërë disa zgjedhje të shkëlqyera ndër vite dhe është rritur për mrekulli. Ne po shohim atë, në aspektin se ku do të jetë sezonin tjetër, por kjo akoma nuk është vendosur”, ka thënë Solskjaer, transmeton lajmi.net.

“Ky sezon ka dhënë eksperiencë të madhe për të, ai i ka bërë vetes favore me paraqitjet e tij. Është dëshmuar si numri 1 i Anglisë dhe numri 1 i Man United në një pikë”, ka shtuar norvegjezi, duke lënë të kuptohet se Henderson është zëvendësuesi i De Gea.

Henderson tashmë kërkohet nga shumë skuadra të mëdha. United duhet të veprojë më shpejt lidhur me portierin 23 vjeçar.

Post a Comment

0 Comments