Skuadra italiane e cila garon në Serie B, Venezia, ka njoftuar se një futbollist i saj ka rezultuar pozitiv me COVID-19.
Klubi italian nuk e ka bërë të ditur emrin e lojtarit dhe se lojtarët e tjerë dhe stafi teknik duhet të presin rezultatet e testit të tyre para se të merret një vendim nga klubi për karantinimin e plotë.
Ky nuk është rasti i parë te kjo skuadër pasi që edhe me 6 prill, futbollisti Antonio Junior Vacca doli pozitiv me koronavirus, i cili u shëruar tri javë më pas.


0 Comments