Barcelona dhe Real Madrid vazhdojnë të kenë fjalën kryesore sa i përket kampionatit të futbollit.
Dy gjigantët spanjollë vazhdojnë dominimin e kamotshëm, derisa këtë edicion kjo ‘luftë’ pritet të jetë më interesante se kurrë.
Kur kanë mbetur edhe 10 xhiro deri në fund të sezonit, Barca është lidere me 61 pikë, dy më shumë se Real Madrid që mban pozitën e dytë, shkruan lajmi.net.
Përballja direkte mes këtyre dy ekipeve përfundoi para se futbolli të ndalohej. Ndeshja e parë në ‘Camp Nou’ përfundoi baras, kurse në ‘Santiago Bernabeu’ triumfoi Real Madridi.
Pavarësisht kësaj, Los Blancos qëndrojnë në pozitën e dytë pas lëshimit ndaj skuadrave të dorës së dytë derisa katalanasit kanë bërë më pak gabime.
Më poshtë mund të shihni orarin e plotë të të dyja skuadrave deri në përfundimin e sezonit.
C – Vendas
F – Mysafir

0 Comments