Kjo është oferta e Bayern Munich për Sane


Bayern Munich kanë ofruar 36 milionë funte për yllin e Manchester Cityt, Leroy Sane.

Christian Falk nga ‘Bild’ pretendon se klubi bavarez ka dërguar një ofertë prej 36 milionë funte te kampionët e Anglisë, përcjell lajmi.net.

Leroy Sane është i destinuar për largim nga Manchester City, këtë verë ose tjetrën, si lojtar i lirë.

Pep Guardiola ditë më parë konfirmoi se Sane nuk dëshiron të vazhdojë kontratën me Manchester Cityn, dhe mund të largohet nëse vjen oferta e duhur.

Në të kundërtën, City do ta mbajë Sanen deri në verën tjetër, dhe lojtari do të largohet falas. 24 vjeçari Sane te Manchester City është transferuar në vitin 2014 nga Schalke.

Post a Comment

0 Comments