Chelsea ka finalizuar nënshkrimin e Timo Werner nga RB Leipzig.
Gjermani ka nënshkruar një marrëveshje pesë-vjeçare me skuadrën londineze, ka njoftuar klubi, transmeton lajmi.net.
Chelsea ka paguar 53 milionë euro për aktivizimin e klauzolës së lirimit të Werner, i cili do të fitojë më shumë se 10 milionë euro në sezon në Angli.
”Jam i lumtur që po nënshkruaj me Chelsean, është një moment shumë krenar për mua që po i bashkohem këtij klubi të shkëlqyeshëm”.
”Mezi pres sezonin e ardhshëm, t’i bashkohem shokëve të rinj të skuadrës, menaxherin tim të ri dhe natyrisht tifozët e Chelseat”, tha 24-vjeçari.
0 Comments