Efekti i karantinës, e pabesueshme çfarë rasti humbet ky futbollist


Nordsjaelland dhe Copenhagen barazuan mes tyre një ditë më parë me shifrat 1-1, ndërkohë që po bën xhiron e internetit një rast i humbur dy metra me portën. Protagonist ishte një prej mbrojtjeve të skuadrës vendase.

Mads Dohr Thychosen nuk u ka besuar syve pasi nuk e dërgoi dot topin në rrjetë. Duart në kokë edhe një tifoz, i cili ishte bërë gati të festonte. Çuditërisht, mbrojtësi i Nordsjaelland e dërgoi topin mbi portë.

Post a Comment

0 Comments