Elita e futbollit spanjoll, La Liga, ka një orar të ngjeshur ditën e shtunë, ku do të luhen katër ndeshje.
Tifozët e kësaj lige që dhuron futboll të bukur, kanë mundësi të shikojnë të katër ndeshjet, që luhen në orare të ndryshme.
Me fillim nga ora 14:00, Espanyol takohet me Alaves, ndërsa nga ora 17:00, Celta Vigo me Villarrealin.
Në ora 19:30, Leganes pret Valladolid, ndërsa ndeshja e fundit në orar, është “qershia mbi tortë”, me Lionel Messin me shokë që udhëtojnë drejt Mallorca, për ndeshjen e parë të tyre pas pushimit të detyrueshëm tre muajsh.

Ndeshja mes Mallorca dhe Barcelonës, fillon nga ora 22:00, dhe Lionel Messi, pritet të nis titullar këtë ndeshje, pasi është rikuperuar plotësisht pas një lëndimi të lehtë të pësuar javën e kaluar.
Lajm i mirë te Barcelona është edhe rikthimi i Luis Suarez, për të cilin në pjesën e dytë do të ketë disa minuta.


0 Comments