Barcelona rinis tentimin për ta mbrojtur titullin e La Ligës, formacionet zyrtare


Futbolli i La Ligës ka rinisur pas një ndërprerjeje prej tre muajsh dhe sonte në orën 22:00 Barcelona do të tentojë ta rinisë me fitore kundër Real Mallorcas për ta mbrojtur titullin e kampionit të La Ligës.
Barcelona ishte në krye të tabelës së La Ligës me dy pikë epërsi ndaj Real Madridit kur liga u ndërpre shkaku i përhapjes së virusit Covid-19 dhe tani dy rivalët e El Clasicos do të përballen indirekt në betejë 39-ditëshe për titullin e kampionit, transmeton Gazeta Express.

Trajneri i Barcelonës, Quique Setien, do të shpresojë se Lionel Messi dhe bashkëlojtarët e tij do të mundë ta rinisin sezonin me një fitore bindëse kundër Mallorcas, që radhitet në pozitën e 18-të në tabelë.

Barcelona ka qenë pothuajse e përsosur këtë sezon në Camp Nou, me 13 fitore dhe një barazim, mirëpo sot do të tentojë ta përmirësojë rekordin jashtë shtëpisë.

Formacionet e të dyja skuadrave:
Barcelona:

Image

Real Mallorca:

Post a Comment

0 Comments