Barcelonës i është të djersitet mirë e mirë për ta mposhtur 1:0 Athletic Bilbaon të martën, duke e rimarrë kreun e La Ligës, të paktën përkohësisht, dhe duke i mbajtur gjallë shpresat për ta mbrojtur titullin njëkohësisht.
Ivan Rakitic e shënoi atë që ishte goli i vetëm dhe i tri pikë shumë të rëndësishme në Camp Nou, në garën e Barcelonës për titull këtë sezon, raporton Gazeta Express.
Vizita e Bilbaos në Camp Nou ishte një test i madh për Barçën në garë për titull, pasi skuadra e Quique Setien kishte lëshuar pikë në barazimin e fundjavës ndaj Sevillës, duke e lejuar Real Madridin ta marrë kreun.
Katalonasit e mbizotëruan skuadrën vizitore, duke e mbajtur topin në posedim mbi 70% të kohës, si dhe duke krijuar më shumë raste.
Për për ta gjetur golin e triumfit, iu desh të priste pak më shumë se një orë.
I ardhuri nga stoli, Rakitic u shërbye për mrekulli nga Lionel Messi dhe realizoi nga afërsia në minutën e 63-rë.
Bilbao tentoi të shënonte nga kundërsulmet, por dështoi të godasë brenda kornizës së portës së Marc-Andre ter Stegen qoftë edhe një herë gjatë gjithë ndeshjes.
Barça tani grumbullon 63 pikë në vendin e parë në La Liga, tri më shumë se Real Madridi, i cili mund ta rimarrë kreun nëse e fiton ndeshjen e ardhshme ndaj Mallorcas.
0 Comments