Barcelona ka lëshuar pikë në udhëtimin në Andaluzi.
Në përballjen kundër Sevlla, Barcelona nuk ka arritur më shumë sesa një barazim pa gola, shkruan lajmi.net.
Ndeshja u administrua krejtësisht nga Barcelona, por kjo nuk mjaftoi që skuadra e Quique Setien të gjente rrugën e golit.
Barazimi pa gola nuk i shkon aspak për shtati skuadrës ‘Blaugrana’, pasi tashmë ata rrezikojnë edhe kreun e tabelës.
Me 62 pikë në krye të tabelës, Barca numëron një ndeshje më shumë se Real Madrid, të cilët tani me një fitore eventuale barazohen me pikë me katalanët, madje nëse regjistrojnë fitore me tri gola diferencë, marrin kreun e tabelës. Sevilla në anën tjetër shkon në kuotën e 52 pikëve për pozitën e tretë në tabelë.
0 Comments