Armando Sadiku shënon golin e 11-të në ligë por nuk mjafton për Malagan


Malaga është mundur ditën e sotme në shtëpi ndaj Huesca me rezultatin 1-3. Nga minuta e parë në këtë ndeshje u aktivizuan Bare që luajti për 90 minuta dhe Sadiku që u zëvendësua në minutën e 69-të.

Miqtë shënuan të parët që në minutën e 2-të me Ferriero, ndërsa ngelen me 10 lojtarë në minutën e 26-të. Malaga barazoi me Sadikun në minutën e 42-të nga penalltia, ndërsa disa minuta më vonë Huesca kaloi sërish në avantazh nga penalltia me Raba.

Në të dytën janë sërish miqtë që shënojnë me Mir duke vulosur fitoren. Me këtë fitore, Huesca kalon në vendin e 3-të me 53 pikë ndërsa Malaga në vendin e 15-të me 38 pikë.


Post a Comment

0 Comments