Inter ende i beson 35 - vjeçarit! Gardiani i portës së Interit, Saimir Handanovic ka bërë paraqitje të shkëlqyera këtë sezon ku edhe pse është 35 vjeç, Interi ia beson ende atij portën. Sllovenit i skadon kontrata në qershor të vitit 2021 dhe Inter kërkon t'ia rinovojë kontratën të paktën deri në vitin 2023. Samir Handanovic është shumë i kënaqur në Itali, gjithashtu me pagën te Interi dhe dëshiron të përfundojë karrierën në Milano. Nuk do të jetë shumë e vështierë që drejtuesit të bindin atë të rinovojë kontratën.


0 Comments