Një histori e çuditshme e mbushur me mister vjen nga Gjermania ku Hiannick Kamba, ish-partneri i Manuel Neuer në kohën e Shcalke 04, ishte shpallur i vdekur katër vite më parë tani rezulton se kongolezi punon në Ruhr si elektriçist. Ai ishte raportuar i vdekur në vitin 2016 si pasojë e një aksidenti me makinë në Kongo, por tashmë ish-portieri është gjetur i gjallë në Gelsenkirchen. Një zbulim i lumtur në planin njerëzor, por që stimuloi hetimin e autoriteteve për këtë çështje.
Në momentin e vdekjes së tij të pretenduar, ai luante në Huls dhe sipas rindërtimit të ngjarjeve, portieri ishte braktisur në vendin e tij pa para, celular dhe dokumente indetifikimi. Sidoqoftë, Hiannick arriti të kthehej në Gjermani, ku siguroi një punë si elektiçist, që e bën akoma edhe sot, pa rënë në sy.
0 Comments